Sporti

Gazetari italian: Rashica në Leipzig për 15 milionë euro

06/26/2020 18:33
nga:M K

Pak kohë pasi u sigurua lajmi për largimin e Milot Rashicës nga Werderi, tashmë kanë filluar zërat për të ardhmen e tij.

Gjatë ditës, drejtori sportiv i klubit nga “Weser Stadion”, Frank Baummann konfirmoi se djaloshi kosovar do të ndryshojë ambient pas përfundimit të këtij edicioni, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: https://gazetablic.com/e-kryer-milot-rashica-do-te-largohet-nga-werderi/

Nuk ka shkuar shumë dhe gazetari italian, Nicolo Schira, përmes rrjetit social “Twitter” shkroi se Milot Rashica është çdo herë e më afër Leipzigut, për shumën e 15 milionë eurove, me skuadrat që janë në kontakte të vazhdueshme për ta mbyllur çështjen.

Në fundjavë mund të kemi zhvillime konkrete sa i përket të ardhmes së yllit të Kosovës.

/GazetaBlic/

09/16/2020 16:04

LAJMI I FUNDIT: Evertoni hyn në garë për Rashicën