Cool

Gazetari insiston në marrjen e përgjigjes, reagimi i presidentes kroate është epik!

11/08/2018 12:42
nga:Natyra

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic,  është njëra nga personat e njohur e cila komentohet mjaft shumë në media si shkak i disa skenave të cilat ajo i bën në ngjarjet që ajo i përfaqëson, shkruan GazetaBlic.

Ajo u komentua mjaft shumë në Kampionatin Botëror duke bërë tifo për skuadrën kroate.

Presidentja i mahniti të gjithë edhe në finalen e madhe me sjelljet në raport me politikanët tjerë, dhe në veçanti me lojtarët e Kroacisë, ku ajo madje i përqafojë ata pas ndeshjes.

Përveç këtyre rasteve, së fundi ajo është pyetur nga një gazetar për mos pjesëmarrjen e saj në  në një konferencë në Marrakech të Marokos, në të cilën gjatë dhjetorit pritet të nënshkruhet traktati i OKB-së për migrim.

Reagimi i saj ishte paksa i frustruar, duke parë insistimin e gazetarit që ajo të i përgjigjej pyetjes, presidentja kapi mikrofonin dhe e afroj afër vetes duke iu përgjigjur ‘Faleminderit shumë për këtë pyetje. Unë iu përgjigja të gjithave…’

Shikojeni momentin kur presidentja e tërheq mikrofonin afër vetes:

/GazetaBlic/