Sporti

Gazetari i njohur e konfirmon: PSG arrin marrëveshje me këtë skuadër spanjolle

08/17/2019 09:29
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për telenovelën “Neymar”, e cila sipas të gjitha gjasave pritet të mbyllet shumë shpejt, përcjellë GazetaBlic.

Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle, me në krye gazetarin e ‘Mundo Deportivo’, gazetë e afërt me klubin katalunas, që pranon faktin se PSG-ja dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Neymarit.

Francesc Aguilar, ka shkruar mbrëmë se të dyja klubet kanë rënë dakord për kalimin e brazilianit në Madrid, ku PSG-ja do të përfitojë 120 milionë euro plus shërbimet e Luka Modric.

Gjatë fundjavës pritet të ketë ndonjë lëvizje e cila do të dërgonte drejt zyrtarizimit.

/GazetaBlic/

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve