Lajme

Gazetari i ‘GazetaBlic’, Lorik Jashanica shpallet ‘gazetari më i mirë i ri në Kosovë për vitin 2018’

01/11/2019 18:41
nga:Flamur Bublica

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës e ka shpallur gazetarin e “GazetaBlic”, Lorik Jashanica si më të mirin e vitit në Kosovë në kategorinë e të rinjve.

Në konferencën e organizuar nga SHGSK në nderë të doajenëve të gazetarisë sportive, Burim Hatipi dhe Ali Shala, për të katërtin vit me radhë u shpallën Laureatët e Vitit të cilët u shpërblyen për punën e tyre.

Jashanica i cili tashmë ka një vit që është pjesë e stafit të “GazetaBlic” e ka dëshmuar edhe këtë herë se është tejet i përkushtuar që gazetarinë e sportit në Kosovë ta çojë në një nivel tjetër.

Me mbi 13000 artikuj të publikuar brenda një viti, titulli “Gazetari më i mirë i vitit në Kosovë, në kategorinë e të rinjve për vitin 2018” i ka dhënë vulën punës së palodhshme të tij e i cili do të shërbejë njëherësh edhe si inkurajim për të punuar edhe më shumë në arritjen e synimeve.

Në foto: Lorik Jashanica – Gazetar i sportit në “GazetaBlic”

Njëherësh janë mësuar edhe fituesit në tri kategoritë e tjera të çmimit “Ali Shala”, në Fotografia më e mirë e vitit çmimin e ka rrëmbyer, Shpend Ahmeti. Çmimi për Kronikën më të mirë të vitit në TV e Radio i është dhënë Avni Shabanit, ndërsa çmimin për shkrimin më të mirë të vitit e kanë fituar Valon Konushevci dhe Moral Pozhegu.

/ © GazetaBlic /

03/20/2019 21:11

Befason Icardi, pritet rikthimi i tij në fushën e blertë