Gazetari gjerman, Christian Falk beson se trajneri i ri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick dëshiron të diskutojë një transferim të mundshëm të sulmuesit të Chelseat, Timo Werner.
Dyshja kanë histori pasi Rangnick bleu Werner tek RB Leipzig nga Stuttgarti dhe ndihmoi në rritjen e karrierës së tij në Bundesligë, përpara se Chelsea të paguante klauzolën e tij të lirimit prej 50 milionë euro në qershor 2020, përcjell GazetaBlic Sport.
Falk shton se Rangnick mbetet i afërt me Werner.
/GazetaBlic Sport
TRUE✅ Ralf Rangnick wants to discuss a Transfer of Timo Werner to @ManUtd in Summer. Rangnick bought Werner for @RBLeipzig from Stuttgart and pushed his career. Rangnick is also close to @TTuchelofficial of @ChelseaFC pic.twitter.com/49yzLdfjLP
— Christian Falk (@cfbayern) December 1, 2021


