Gazetari anglez Piers Morgan njihet si një fans i madh i Cristiano Ronaldos dhe këtë e tregoi edhe një herë pasi Lionel Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.
Piers Morgan është njeriu që trazoi publikun botëror me një intervistë me Cristiano Ronaldon, pas së cilës portugezi ndërpreu kontratën me Manchester United.
Morgan ka reaguar tani pasi Messi mori trofeun e Kupës së Botës. Këtë e ka treguar duke reaguar ndaj fotos së Leos duke fjetur në shtrat me trofeun.
“OK Lionel, ne e kuptojmë që ju keni fituar Kupën e Botës. Tani po e ekzagjeroni pak”, tha Piers Morgan në faqen e tij zyrtare.
/GazetaBlic Sport
OK, Lionel.. we get it, you won the World Cup.
You’re slightly over-egging the gloating soufflé now… pic.twitter.com/7vY1w1upWg— Piers Morgan (@piersmorgan) December 20, 2022