Lajme

Gazetarët në Bosnjë protestojnë pas rrahjes së kolegut të tyre

08/29/2018 09:56
nga:Gazeta Blic

Gazetarët e Bosnjës janë mbledhur në një protestë të martën për të shprehur solidaritetin dhe protestuar pas rrahjës së kolegut të tyre me nacionalitet serbë që u rrah nga sulmues të panjohur.

Reporteri i BNTV, Vladimir Kovacevic, ishte hospitalizuar pasi që ishte rrahur të dielën në Banka Llukë, qytetin kryesor të serbëve të Bosnjës.

Qindra gazetarë u mblodhën të martën në Sarajevë , kryeqytetin e Bonjës, në Zenica dhe Mostar duke kërkuar ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve.

Disa gazetarë mbajtën edhe pankarta me mbishkrime ”Gazetaria nuk është krim”. Pjesëmarrësit në protesta thanë për mediat lokale se liria e medias në Bosnjë ka qenë ë cenuar qysh prej luftës së vitit 1992-95.

Faruk Kajtaz, që udhëheq klubin e gazetarëve në Bosnjë tha se cenimi i lirisë së medias është një problematikë që po eskalon.

“Kam frikë se cka do të ndodh tutje, sidomos pasi zgjedhjet e ardhshme po vijnë”, ka thënë ai duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme të 7 shtatorit.

01/08/2020 13:11

Gjenerali i vrarë iranian: Sigurisht që isha në Bosnje më 93’ dhe 94’, kudo që myslimanëve u duhet ndihmë aty do të jem