Sporti

Gazeta gjermane: Sancho në Premier Ligë, Rashica në Dortmund

01/14/2020 08:07
nga:M K

Milot Rashica i ka javët e numëruara në Bremen.

Lakimi i emrit të tij në mediat gjermane tashmë është bërë përditshmëri, derisa kanë filluar të qarkullojnë zëra të ndryshëm sa i përket të ardhmes së tij, përcjellë GazetaBlic.

Në tetë paraqitjet e fundit me skuadrën e Werderit, ylli kosovar relizoi gjashte herë, teksa tri herë të tjera asistoi në të dy kompeticionet, Bundesligë dhe DFB Pokal.

Së furndi shënoi edhe në miqësoren qe Werdei e fitoi ndaj Hannoverit, 3-1.

Ndërkaq, ka qenë gazeta gjermane “BVBBuzz” që e ka lidhur fantazistin e kombëtares “kaltër e verdhë” me një zbarkim në “Signal Iduna Park”. Sipas tyre, ai pritet të jetë zëvendësues i Jadon Sanchos, i cili me gjasë në Janar do të kalojë në Premier Ligë, për shkak të interesimit të madh nga Manchester United e Chelsea.

Sipas tyre, ai nuk është zëvendësim ideal për ish-futbollistin e Mnachester Cityt, por stili i lojës i përshtatet, andaj lehtë pritet të adaptohet në lojën e “milionerëve”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar veror, pasi Werder Bremen, vështirë se do të heq dorë nga ai, pikërisht tani kur ka nevojë më së shumti për të në luftën për mbijetesë.

/GazetaBlic/

07/06/2020 21:01

Ndeshja ‘jetë a vdekje’ e Werder Bremen, Rashica starton nga fillimi