Showtime

Gazeta britanike “NME” i kushton një artikull Rita Orës për koncertin në Prishtinë

03/11/2018 10:13
nga:FL.B

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të mbaj koncerte anembanë globit, ku së fundi ka nisur një turne në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Paraprakisht, bukuroshja jonë kishte perfomuar në Prishtinë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Gazeta e njohur muzikore britanike “New Musical Express” së fundi i ka kushtuar një artikull biondinës, duke qenë si temë kryesore e revistës rozë.

Por, ajo që ka bërë bujë në trojet shqiptare është fotografia e ballinës, e cila ishte marrë nga koncerti i 27-vjeçares në Prishtinë ndërsa shkruan edhe për koncertin në vendlinje.

Këngëtarja u ndje e nderuar të jetë pjesë e këtij numri dhe ka falënderuar publikisht “NME Magazine”.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell me albumine ri.

12/18/2018 20:06

Frashër Krasniqi: Të gjithë u çuan kundër Mogherinit përveç Vetëvendosjes