Lajme

Gazeta Blic shpall konkurs për gazetar/e, praktikant/e, kameraman dhe zyrtar/e për marketing

06/06/2018 16:53
nga:Gazeta Blic

Redaksia e portalit “Gazeta blic” shpall konkurs për këto vende pune:

– Gazetar/e (3)
– Gazetar/e praktikant/e (5)
– Kameraman/e (2)
– Zyrtar/e për marketing (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë për gazetarët

  • Përgatitja e shkrimeve/artikujve duke shfrytëzuar burime të sigurta informacioni;
  • Marrja me përgjegjësi e punës dhe respektimi i afateve kohore, sipas kërkesave të portalit;

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë;
  • Përvojë pune së paku një (1) vjeçare si gazetar/e;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore;
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të punojë nën presion.

Obligimet dhe përgjegjësitë për kameraman/e:

Regjistrimi i materialeve të ndryshme në terren dhe në studio që do të jenë produkte origjinale të on-line mediave. Ndjekja e ngjarjeve ditore dhe xhirimi i të njëjtave për nevojat e redaksisë dhe mediumit në tërësi.

Ofrojmë kushte të barabarta në punësim, me çfarë i inkurajojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit.

Kualifikimet:

  • Të kenë të kryer se paku shkollimin e mesëm.
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi.
  • Të kenë vullnet pune në këtë sektor
  • Të kënë aftsi mesatare në përdorimin e foto kamerës digjitale
  • Njohja e gjuhës angleze (e mirëseardhur)

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të, referencat dhe dokumentacionet përcjellëse në postën elektronike [email protected] & [email protected] deri më 15.06.2018, në ora 23:00.


Vërejtje: Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë.


 

12/13/2018 21:16

Lajmi i fundit: Vuçiq do të qëndrojë 5 kilometra larg Kosovës gjatë 72 orëve të ardhshme