Lajme

Gazeta Blic shpall konkurs për gazetar/e dhe praktikant/e

06/06/2019 15:35
nga:Gazeta Blic

Redaksia e portalit “Gazeta blic” shpall konkurs për këto vende pune:

– Gazetar/e (2)
– Gazetar/e praktikant/e (3)

Detyrat dhe përgjegjësitë për gazetarët

  • Përgatitja e shkrimeve/artikujve duke shfrytëzuar burime të sigurta informacioni;
  • Marrja me përgjegjësi e punës dhe respektimi i afateve kohore, sipas kërkesave të portalit;

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë;
  • Përvojë pune së paku një (1) vjeçare si gazetar/e;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore;
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të punojë nën presion.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të, referencat dhe dokumentacionet përcjellëse në postën elektronike [email protected] & [email protected] deri më 14.06.2019, në ora 23:00.


Vërejtje: Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë.


 

07/17/2019 08:46

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë