Lajme

Gaxherri jep detaje nga takimi i Mustafës me Greg Delawie

07/20/2018 18:15
nga:A. R.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë Greg Delawie, ka vizituar gjatë ditës së sotme në shtëpinë e tij, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Ata kanë biseduar me theks të veçantë për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Duke folur për këtë takim, deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri ka thënë se LDK është në vazhdimësi në konsultime me ambasadën amerikane në Kosovë dhe në këtë frymë ishte edhe ky takim.

Megjithëse nuk ka pranuar të jap ndonjë temë specifike që u diskutua në takim , Gaxherri ka thënë se vendi është në një situatë të pakuptueshme, dhe se konsultat janë të domosdoshme.

Ajo ka thënë se fakti që kemi një qeveri pakicë e që udhëheq procese të rëndësishme për vendin, është arsye e mjaftueshme për konsulta.

“Po çdo takim ka konsulta, dhe tani ka arsye për konsulta, ngase jemi ne një situatë të pakuptueshme, me një koalicion pakicë, me procese shumë të rëndësishme që janë këto ditë, dhe natyrisht që konsultat janë të nevojshme.
Por takimi me Delawien, nuk ishte kurrgjo e jashtëzakonshme, na kemi konsultime të vazhdueshme me ambasadën amerikane në Kosovë e edhe me ambasadat tjera.” Ka thënë Gaxherri për Gazetën Blic.

Ajo ka thënë se edhe takimi me deputet e LDK-së, ishte e frymës së tillë, konsultues.

Ka thënë se deputetët të ndryshëm kohë pas kohe shkojnë të kryetari dhe konsultohen për çështje të ndryshme politike.

Besa Gaxherri

“Siç e thash, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ende nuk është në gjendje për të dalë çdo ditë në zyre dhe kohë pas kohe, deputete të caktuar shkojnë për ta vizituar dhe ndonjëherë zyrtarisht kur ai i fton, me u konsultu. Natyrisht se temë kryesore ka qenë politika” ka thënë ajo.

Përveç me ambasadorin e Amerikës, Mustafa është takuar sot me deputetët e LDK-së Avdullah Hotin, Arban Abrashin, Vjosa Osmanin, Ismet Beqirin, Armend Zemajn dhe Kujtim Shalën.

Po ashtu në këtë takim kishte qenë edhe kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri dhe Vlora Dumoshi.

“Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!#LDK”, është mbishkrimi që Abdixhiku ia ka dhënë fotografisë që e kishte publikuar në rrjetin social facebook.

 

11/12/2019 12:48

Macron thirri me urgjencë për një takim Vuçiqin e Thaçin