Lajme

Gaxherri flet pas dorëheqjes së katër kryetarëve serbë në veri

11/27/2018 11:15
nga:A. R.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri ka folur për “Gazeta Blic”, pas dorëheqjes që kanë dhënë katër kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Gaxherri tha se Qeveria e Kosovës është dashtë t’i parashoh zhvillimet se çka mund të ndodhë pas vendimit për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet serbe.
“Nuk mund të paragjykojmë së çfarë do të ndodhë, por konsideroj se Qeveria është dashtë t’i parashoh të gjitha këto edhe pse ka qenë një vendim i domosdoshëm, natyrisht që është dashtë t’i parashikojë veprimet e Serbisë, sa më shumë presion që do të bëjnë këto ditë Serbia aq më e qëndrueshme duhet të jetë Qeveria, sepse edhe dorëheqja e kryetareve është presion nga Serbia”, tha Gaxherri.

Deputetja Gaxherri në fund shprehu optimizmin e saj që Qeveria  duhet ta ketë ndonjë plan dhe t’i tregojë Serbisë që vendimet që merren nuk mund t’i ndryshojë.

“Unë besoj që Qeveria ka një plan konkret që t’i tregojnë Serbisë që nuk mund t’i ndryshojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës me presion”, tha në fund deputetja Gaxherri

Ndërkohë, kryetarët e Komunave Veriore kanë dhënë dorëheqje pas vendimit të Qeverisë që produkteve serbe t’i vihet taksa 100 për qind.

Kujtojmë se serbët gjatë ditës së sotme do të mbajnë përsëri protestë për të kundërshtuar këtë taksë, e cila u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit./Gazeta Blic./

12/15/2019 22:23

Geci: VV-ja ka të drejtë t’i propozojë këto poste