Lajme

Gaxherri: Dialogut me Serbinë i prinë kryeministri Hoti, Kurti abstenoi nga përgjegjësia e tij

06/11/2020 18:30
nga:E Sh

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë që ashtu siç e thotë Kushtetuta, procesit të dialogut duhet t’i prijë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Gaxherri në Info Magazine në Klan Kosova, ka përmendur dy qeveritë e kaluara, të cilat sipas saj, nuk ia dolën që të përmbushin këtë mision.

“Në Kosovë, dy Qeveritë e fundit kanë rënë, pikërisht për përfaqësimin e Qeverisë së Kosovës në dialog. Njëra qeveri, e ka bërë kurthin e taksës për të mos lejuar, pasi e kishte bartur kompetencën te presidenti Thaçi. Haradinaj nuk deshi ta leojojë Thaçin të vazhdojë. Ndërsa Qeveria Kurti nuk provoi fare; Kurti abstenoi nga përgjegjësia dhe kompetenca e tij, lidhur me këtë çështje”.

Gaxherri vlerëson se marrja e përgjegjësisë për të përfaqësuar delegacionin e Kosovës në dialog nuk është privilegj.

“Nuk ka asnjë punë më të vështirë e më të rëndë. Kushtetuta vërtetë që ia përcakton kryeministrit të vendit për t’i prirë delegacionit për dialogun. Mua më shqetëson fakti që çdo lider pretendon se ka të drejtë. Ne e dimë që dialogun duhet ta përfaqësojmë të gjithë të unifikuar”.

“S’besoj që Thaçi ka vullnet me marrë këtë përgjegjësi që nuk i takon me Kushtetutë. Nëse Thaçi pretendon edhe kësaj radhe ta bëjë një gjë të tillë, na shtyn me dyshu se ka diçka të fshehtë nga kjo marrëveshje (nëse Thaçi dhe Vuçiq kanë biseduar)”.

Sipas Gaxherrit, pjesë e ndërrimit të kësaj Qeverie duke tejlakuar çdo komepetencë të tij, ishte presidenti Thaçi.

“Nëse pas gjithë problemeve që i patëm, provon të bëjë lojëra të tilla, kjo do të ishte shumë zhgënjyese”, është shprehur Gaxherri.

08/02/2020 09:38

“Dialogu kompleks, Hoti pa përkrahje politike”