Sporti

Gattuso: “Napoli nuk ka vdekur”

01/10/2020 14:38
nga:M K

Napoli nuk e ka filluar edhe aq mirë sezonin e ri në Serie A.

Nënkampionët aktual italian janë 11’të larg zonës Champions, aty ku momentalisht po qëndron Roma, shkruan GazetaBlic.

Ky fillimsezoni ndikoi që tashmë ish-trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti të shkarkohet nga pozita e shefit të shtabit teknik të skuadrës nga San Paolo, për t’u zëvendësuar nga Gennaro Gattuso.

Ish-trajneri i Milanit pranoi detyrën, me shpresën se do ta rikthejë Napolin aty ku edhe e ka vendin, pra në pjesën e epërme të tabelës.

Këtë fundjavë, nepoletanët i shkojnë Lazios në Olimpico, në një udhëtim tejet të vështirë, por që shpresojnë në rezultat pozitiv.

Ka qenë vet trajneri Gattuso, që ka deklaruar se ata që e llogarisin si ekip të “vdekur” kanë gabuar.

“Napoli nuk ka vdekur. Nëse do ta shihja këtë te kjo skuadër momentale, do t’ua thoja. Por jo, jam më se i bindur. Renditja momentale nuk është reale. Kemi edhe shumë ndeshje në vazhdim, derisa jam i bindur se do të korrim suksese, me ç’rast edhe do t’i arrijmë objektivat”, deklaroi ai.

/GazetaBlic/

05/01/2020 21:44

Liverpooli hidhet në sulm për yllin e Napolit