Sporti

Gattuso afër rinovimit me Napolin

10/25/2020 11:12
nga:Lorik J

Sipas La Gazzetta dello Sport, Gennaro Gattuso do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin.

Kontrata aktuale e Gattusos me Napolin skadon në fund të sezonit, por 42-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje të re dy-vjeçare – ku do të fitojë 1.9 milionë euro në vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Gattuso dhe Napoli fillimisht vendosën të negociojnë një kontratë të re në pranverë, ndërsa tani kanë rënë dakord për gjithçka.

Pritet që Gattuso të rinovojë rtë paktën para Krishtlindjeve.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet poashtu në fundin e dhjetorit.

/GazetaBlic Sport/