Qeveria e Kosovës dje ka marrë masa të reja kundër përhapjes së COVID-19, që nga nesër do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Ndër sektorët më të prekur është ai i gastronomisë, i cili me masat e reja, do të mbyllët për 11 ditë që nga nesër, pra 7 prill deri me 18 prill 2021, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take away”, raporton GazetaBlic.
Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thotë për GazetaBlic se kjo mbyllja e fundit është goditje shumë e rëndë dhe se e dërgon gastronominë drejtë falimentimit.
“Dëme që nga mbyllja e parë janë shumë të mëdha, këto hapjet që kanë qenë me orare të shkurtuara më shumë kanë bërë dëme, se sa kanë bërë punë. Plus kjo mbyllja tash e fundit është një goditje shumë e rëndë edhe e qon gastronominë drejtë falimentimit dhe tanimë nuk mundemi me fol as për rimëkëmbje. Punëtorët kanë me dal nga puna, sepse nuk munden as me i mbajtë”, thotë ai.
Zuka, për GazetaBlic shpalos detaje nga mbledhja e fundit me gastronomët e të gjitha qytetëve.
Ai thekson, se kanë vendosur që çfarëdo vendimi që merr qeveria, me datën 18 ose 19 do t’i hapin lokalet dhe bizneset pa lejën e qeverisë.
“Në mbjedhjen e fundit që e kemi mbajtur me përfaqësuesit e gastronomisë së të gjitha qytetëve, kemi vendosur që çfarëdo vendimi që merr qeveria, ne realisht me datën 18 ose 19 kemi me i hap lokalet dhe bizneset pa lejën e qeverisë dhe shtetit. Kemi me marrë situatën në dorë, kemi me ba hapjen me rregullat e IKSHPK-së, mirëpo hapjen si hapje kemi me bë pa marrë leje nga qeveria. Për arsye se është momenti i fundit që ne mundemi me fillu me punu, përndryshe duhet me u shu krejtë”, thotë ai.
/GazetaBlic
Osmani: Kur politika e diplomacia dështuan, xhudistët ishin ambasadorët më të mirë të Kosovës