Sporti

Gati për fazën e fundit të edicionit në Superligë | Zbehtë në tribuna, zjarrtë në fushën e lojës –

03/13/2020 13:28
nga:M K

Xhiroja e parë e fazësë së fundit në Superligën e Kosovës, gjegjësisht e 23’të në edicionin 2019/2020.

Ashtu siç dihet tashmë, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës si formë e parandalimit të pandemisë që po shkakton viktima në botë, koronavirusi, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, përderisa në kampionatet elitare evropiane xhirot respektive janë pezulluar, në Kosovë do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku Ballkani e pret Drenicën. Prishtina do të jetë nikoqire e Ferizajt me të cilin luajti dy javë më parë, derisa Gjilani e pret Trepçën’89.

Më poshtë të gjitha takimet e fundjavës dhe renditja tabelare para saj.

/GazetaBlic/

05/29/2020 12:07

Zbulohet orari i javës së 23 në Superligën e Kosovës