Sporti

Gati largimi i Godin nga Interi, Tottenhem e Manchester United vihen pas tij

03/26/2020 15:13
nga:M K

Erdhi me shumë bujë në Inter, por duket se nuk i realizpoi të gjitha pritshmëritë.

Ish-anëtari i Atletico Madridit është gati të largohet edhe nga Interi, përcjell GazetaBlic.

Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane që e lidhin atë me një kalim eventual te Manchester United ose Tottenhem, ku është edhe Mourinho, që e pëlqen tejmase lojtarin.

Antonio Conte nuk i dha shumë hapësirë këtë edicion, duke preferuar që të luajë më shumë me të riun Bastoni.

Përkundër faktit se edicionin e kaluar ishte një nga shtyllat e zikaltërve, ardhja e Contes ia ka prishur planet uruguaianit, që po synon largimin.

Gjithsesi, gjatë verës së këtij viti, pritet të mësohet e ardhmja e tij, që sipas të gjitha gjasave do të jetë Premier Liga.

/GazetaBlic/