Showtime

“Gati e theva shpinën për këtë pozë”

01/14/2021 00:23
nga:Gazeta Blic

Vitet e fundit u komentua për ndryshimin e madh që e bëri në dukje, duke rënë drastikisht në peshë. E kuptuat se është fjala për këngëtaren e njohur, Linda Halimi.

Që kur mori vendimin për të ndryshuar mënyrën e jetesës, Linda nuk i ka ndaluar në asnjë moment ushtrimet. Ndërkohë në postimet që bën në rrjetet sociale, ajo gjithmonë vë në pah format trupore.

E kështu veproi edhe në fotografinë e fundit, ku u shfaq e veshur me një kostum të ngushtë, i cili ia theksonte asaj format trupore.

“Vendosni një mbishkrim sepse unë ngati e theva shpinën duke provuar këtë pozë”, ka shkruar ajo me shaka.