Sporti

Gati e gjithë skuadra e Juventusit del kundër Ronaldos

03/21/2020 17:54
nga:M K

Trajnimi prej princi që i bëhet Ronaldos, duket se po ndikon negativisht te lojtarët tjerë në dhomat e zhveshjes.

Në mediat italiane raportohet se disa lojtarë kanë filluar me të njëjtën formë si të Ronaldos, përcjell GazetaBlic.

Pas përfundimit të ndeshjes me Interin, Cristiano Ronaldo iku drejt vendilindjes, përkatësisht në Madeira me gjithë stafin e tij, kuzhinierë, pastrues e kompshtarë, kuptohet padyshim familjen dhe stafin e ngushtë.

Fati i tij që Maurizio Sarri u kishte dhënë pushim lojtarëve të hënën, derisa Ronaldo nuk shkoi as të martën, para se Rugani të rezultonte pozitiv të mërkurën dhe e gjithë skuadra të mbyllet në karantinë.

Ky gjest i portugezit dhe sjellja e tepruar e drejtuesve ndaj tij po acaron lojtarët e tjerë. Kjo u pa pas ndeshjes me Veronan, kur Sarri kishte kërkuar ndihmë për ta rikthyer normalitetin në ekip.

Së fundi veprimi i fundit i Higuainin për të ikur nga klubi, ani pse e kishte nënën e sëmurë, duket se është bërë qëllimshëm nga argjentinasi, kush e di, ndoshta nga inati që “princi” Cristiano këtë e kishte bërë tash e disa kohë.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?