Edhe pse kishin paralajmëruar se me datën 18 prill do t’i hapin lokalet dhe bizneset, pavarësisht masave anti-Covid dhe vendimit të Qeverisë, gastronomët duket se kanë ndryshuar mendje, shkruan GazetaBlic.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka, ka thënë shkurt për GazetaBlic, se të premten do të dalin në konferencë për medie, për të treguar përfundimisht qëndrimin e tyre për hapjen e Gastrnomisë.
“Nuk ka njëherë asnjë vendim, të premten dalim bashkë në konferencë dhe tregojmë qëndrimet tona”, tha ai për Blic.
Derisa, para shtatë dite i njëjti kishte thënë për GazetaBlic, se kanë vendosur që pavarësisht çfarëdo vendimi që merr qeveria, me datën 18 ose 19 do t’i hapin lokalet dhe bizneset pa lejen e qeverisë.
“Në mbjedhjen e fundit që e kemi mbajtur me përfaqësuesit e gastronomisë të të gjithë qytetëve, kemi vendosur që çfarëdo vendimi që merr qeveria, ne realisht me datën 18 ose 19 kemi me i hapë lokalet dhe bizneset pa lejen e qeverisë dhe shtetit. Kemi me marrë situatën në dorë, kemi me ba hapjen me rregullat e IKSHPK-së, mirëpo hapjen si hapje kemi me bë pa marrë leje nga qeveria. Për arsye se është momenti i fundit që ne mundemi me fillu me punu, përndryshe duhet me u shu krejtë”, kishte deklaruar ai. http://gazetablic.com/gatronomet-kercenojne-qever11ne-me-daten-18-prill-ne-hapemi-pavaresishte-masave-anti-covid/
Zuka duke mos dashur të ofroj më shumë detaje, sot ka deklaruar se aktualisht nuk kanë asnjë vendim lidhur me hapjen apo jo.
/GazetaBlic
LEXO EDHE:
Kryetarët e Komunave kërkojnë heqjen e masave anticovid, këto janë kërkesat e tyre