Atalanta shkroi historinë, duke fituar trofeun e parë europian, pas triumfit me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Bayer Leverkusenit në finalen e Europa Leagues në Dublin.
Pas ndeshjes trajneri Gaspernin u shfaq mjaft krenar dhe i lumtur për suksesin, teksa shpjegoi edhe arsyet pse kishte vendosur të luante me tre sulmues, duke befasuar gjermanët.
I lumtur pas këtij suksesi…
“Padyshim. Mendoj se kemi shkruar historinë, jo vetëm për triumfin, por edhe për mënyrën si fituam. Kemi përsëritur ndeshjet që kemi bërë ndaj Liverpoolit dhe Sportingut të Lisbonës. E pabesueshme ajo që bënë këta djem. Do të mbetet gjatë në histori
Luajmë shpesh me tre sulmues dhe sonte ishin të gjitha mundësitë për të luajtur në këtë mënyrë. Duhej të ishim të rrezikshëm, pasi në finale duhet të fitosh. E dinim që po t’i sulmonim, do t’i vinim në vështirësi dhe kështu ndodhi”, deklaroi ai.