Lajme

Gashi zbulon ‘lojën brilante’ të Mustafës: Me një të rame, tri të vrame

08/03/2019 18:01
nga:FL.B

Analisti, Astrit Gashi e ka konsideruar si një lojë brilante gjithë skenarin për rizgjedhjen e Isa Mustafa në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan GazetaBlic.

Ai me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook” e ka shpjeguar këtë lojë në atë mënyrë që sipas tij Isa Mustafa, Vjosën e ka kërcënuar me Agimin e Lutën ndërsa Luten dhe Agimin me Vjosën.

Gashi madje ka shprehur mëdyshje nëse një lojë të tillë si kjo e sotmja, Mustafa do ta luaj përsëri kur të vije koha për ta zgjedhur kandidatin për kryeministër nga kjo parti, derisa ka shtuar se i sheh në lojë Arban Abrashin, Avdullah Hotin e Kujtim Shalën.

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka publikuar në “Facebook”:

Loja Briliante e Isa Mustafes: Vjosen e ka kerrcenu me Agimin e Luten ( nese keta behen te largojne nga partia), ndersa Luten dhe Agimin me Vjosen ( nese garoni vet e mbeshtes Vjosen).

Nderkohe Kryetaret e degeve pa balotazh e kane kryer funksionine tyre ne kete loje poashtu.

Me nje te rame, tri te vrame, i thojne kesaj pune.

Te gjithe keta do ti fus ne kryesi dhe do te ju ofroi peshe figurative, por shume ma merr mendja qe asnjerin nga ta nuk do ta beje kandidat per KM, nese nuk shkon vet.

Ai me shume gjasa ka me qene dikush tjeter, qe buron nga nje loje tjeter.

I shoh ne loje per KM te kompromisit tash edhe : Arban Abrashin, Avdullah Hotin e Kujtim Shalen.

Deri ne nje ngjarje te ardhshme me kaq e permbylli analizen per Kuvendin e LDK, deri ne ndonje zhvillim te radhes.

/ © GazetaBlic /

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet