Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot në kuvend është shprehur se shitblerja e energjisë elektrike është një sektor që ka ngritur shqetësime të mëdha.
Ai është shprehur se raportet tregojnë se KEK-u ka lidhur kontrata jo të favorshme që sipas tij, dëmtuan stabilitetin financiar të korporatës.
“Shitblerja e energjisë elektrike është një sektor që ka ngritur shqetësime të mëdha, raportet tregojnë se KEK-u ka lidhur kontrata jo të favorshme që kanë dëmtuar stabilitetin financiar të korporatës”.
“Procesi i tregëtimit të energjisë elektrike është bërë pa transparencë të mjaftueshme, duke krijuar dyshime për parregullësi serioze”, është shprehur ai.