• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi për Blic Interview tregon sa ushtarë nga UÇK morën pjesë në sulmin e parë ndaj ushtrisë serbe

04/26/2019 22:50
nga:A. R.

Zëvendëskomandanti në Betejën e Koshares, Xhafer Gashi, ka treguar për Blic Interview me Astrit Gashi, se nën komandën e kujt, ishte dhënë urdhëri për fillimin e sulmit ndaj forcave serbe në Koshare.

Gashi ka rrëfyer se urdhëri ishte dhënë nga komandanti, Rrustem Berisha, teksa ka treguar edhe detaje të pathëna mbi përgatitjet logjistike për atë sulm.

Ai tha se në sulmin e parë kanë marrë pjesë 86 ushtarë, duke treguar edhe për municionin të cilin e posedonin në atë kohë.

Gashi rrëfeu si rrallë herë, edhe momentin kur thyhet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe kush kishte luajtur role kyqe në atë gjë.

“Hyrja fillestare e trupave të parë në fushë betëjë ka qenë 86 ushtar duke pasur parasysh se kemi pasur edhe njësin mbështetëse, topat, gulinovët, minahedhësit, logjistika që në vazhdimësi furnizonte me municion, armë e ushqim dhe njerëz. A çuditërisht është se ka ndodh thyerja e kufirit pas 86 dite thyerja e kufirit me 86 veta dhe nuk ka qenë e planifikuar që të jemi kaq njerëz, por më pastaj ka pasur ardhe të shumta”, ka thënë Gashi.