• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi: Një pjesë e dështimit në KiE është edhe e presidentes Osmani, letra e Gërvallës si duket i erdhi surprizë!

05/17/2024 21:55
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview.

Ai foli në lidhje me letrën që Ministrja Donika Gërvalla dorëzoi si garanci në KiE dhe reagimin e presidentes Osmani rreth kësaj letre ku thuhet se është pa koordinim me ta.

Ai tha se një pjesë e dështimit në KiE është edhe e presidentes Osmani.

“Mendoj se një pjesë e dështimit në KiE është edhe e presidentes Osmani sepse Presidentja e Republikës së Kosovës është sipas Kushtetutës udhëheq me politikën e jashtme dhe ajo do të duhej të ishte aktive, do të duhej të kishte vizita në Francë, Gjermani, Itali. Mënyra se si e ka trajtu problemin nuk duket që të ketë qenë shumë aktive dhe tani si duket edhe letra i ka ardhë surprizë dhe mendoj se edhe Ministrja që është nga partia e saj është dasht që te jetë në konsultim me presidenten . Por për ne ka rëndësi rezultati, institucionet e Kosovës të nivelit ekzekutiv kanë dështuar që me e ba punën e vet që Kosova të jetë pjesë e agjendës dhe sot të antarësohej në Këshillin e Evropës sepse është jashtëzakonisht me rëndësi për shtetësinë e Kosovës. Këshilli i Evropës do të ishte organizata e parë me karakter politik  në të cilën Kosova do të ishte anëtare me të drejta të plota. Eshtë një humbje shumë e madhe për Kosovën që po vonohet ky proces” deklaroi Gashi në Blic Interview raporton Gazeta Blic.