Lajme

Gashi: LDK-ja i ka numrat për formimin e qeverisë!

06/01/2020 15:55
nga:Norë Kelmendi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë për votimin e Qeverisë, pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, raporton GazetaBlic. 

“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK’së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, tha Gashi.

Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.

Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

LDK dorëzon kërkesën për seancë

LDK dorëzon kërkesën për seancë

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 1 juin 2020

LAJMI I FUNDIT: Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë

06/23/2020 10:52

Arben Gashi thur lavde për Vjosa Osmanin, e quan të përgjegjshme!