Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Gashi thotë se në zgjedhjet e 9 shkurtit LDK-ja do të dal shumë mirë, dhe se e ka potencialin shumë të madh që të dal partia e parë.
“Si përceptim publik, si knaqshmëri është shumë e mirë, nëse arrijmë për këto 10 ditë këtë pranueshmëri me kthy në votë, LDK do të dal shumë mirë, dhe e ka potencialin shumë të madh që me dal partia e parë. Komunikimi publik, takimi me qytetarë, bindshmëria me qytetarë se këto që po i folim kena me i realizu dhe dallimin mes LDK-së dhe LVV-së, dhe mendoj që e kanë pa dhe çdo ditë që kalon rritet besueshmëria për LDK-në dhe rritet pranueshmëriapër me votu LDK-në”, tha ai.
Gashi si kandidat nga Prishrina, thotë se LDK-ja është rikthy në kryeqytet dhe në qeverisje.
Ai thotë se LDK në Prishtinë do të marrë rezultate shumë të mira diku prej 30-35%, ku shton se LVV rënien më të madhe do ta ketë në Prishtinë.
“Mendoj që LDK në Prishtinë është rikthy, është rikthy edhe në qeverisje edhe në përceptim dhe mendoj që LDK në Prishtinë do të marrë rezultat shumë të mirë dhe VV do të ketë rënien më të madhe në krejtë Kosovën do ta ketë në Prishtinë. Mbi 30% rreth 35% do ti kemi”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të ketë rezultat surprizë në krejt Kosovën, ku thekson se rezultati më i rëndësishëm që do të dal surprizë për LDK-në, është në komunën e Gjakovës dhe Prizrenit.
Gashi thekson se në komunën e Prizrenit LDK-ja do ti arrij diku rreth 23% , pasi që si parti kanë një strukturë shumë të organizuar.
“LDK do të ketë rezultat surprizë në krejtë Kosovën. Podujeva do të dal mirë mbetet me u pa por rezultati më i rëndësishëm që do të jetë më surprizë për LDK-në sipas meje do të jetë Gjakova dhe Prizreni. Tashmë në Gjakovë LDK është rikthy dhe Gjakova ka 20 vite që po e pret LDK-në, dhe mendoj që LDK-ja i ka dhënë Gjakovës pas 20 vitesh atë që po e kërkon. LDK besoj se do ti arrij diku rreth 20 -23% në komunën e Prizrenit, sepse e ka strukturën e organizume, shoh biznese që kanë dëshirë me bashkëpunu me LDK me përkrahë LDK. Në Has mendoj se LDK është jashtëzakonisht mirë, e vetmja parti që ka kandidat nga Hasi, e kemi një doktor që ka shumë një pranueshmëri dhe përkrahje prej zonës së Hasit. Mendoj se në Prizren LDK ka me qenë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe në Gjakovë”, përfundoi ai, raporton GazetaBlic.
Gjithashtu ai thotë se Donika Gërvalla në këto 4 vite qeverisje, nuk ka përfaqësu asgjë nga rugovizmi ashtu siç pretendon ajo.
“Në këto 4 vite qeverisje zonja Gervalla nuk ka përfaqësu asgjë nga rugovizmi, as nga gjuha as nga komunikimi dhe as nga përfaqësimi. Ajo ka qenë pjesë e qeverisë pra në egzektiv nën qeverisjen e saj nën drejtimin e saj, katër vite ministre nuk e kemi asnjë njohje”, shtoi ai.