• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi: Kush e mohon që duam bashkim me Shqipërinë, rren

09/06/2018 19:56
nga:Q F

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministër i Diasporës Dardan Gashi, ka folur për herë të parë në një intervistë, prej që është bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për Gazetën Blic,Gashi ka folur për idenë e bashkimit kombëtarë mes Kosovës e Shqipërisë, duke thënë se një ide pak a shumë të ngjashme e duan që të gjithë.

Gashi ka thënë se kushdo që e mohon një gjë të tillë ai gënjen.

“E mohon, por kush e mohon rren, që një dëshirë politike e shqiptarëve është që një lloj afërsie politike me Shqipërinë të ekzistoj në të ardhmen, unë për vete se mohoj”

Megjithatë ministri Gashi ka thënë se ai insiston në formësimin dhe forcimin e plotë të shtetit të Kosovës, por që një gjë e tillë sipas tij, nuk e pengon aspak afrimin me Shqipërinë.

“Nuk e pengon shteti i Kosovës një gjë të tillë, deri sot na pengon pikërisht kushtetuta qfare e kemi, veto e serbëve këtu, dhe natyrisht qasja e Bashkimit Evropian dhe Serbisë ndaj ideve të tilla” ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se pikërisht nga kjo duhet një vedijësim që ta dimë se ku dëshiron të përfundoj Kosova pas procesit të bisedimeve.

Nëse dëshiron njohje nga Shtete e Bashkuara, nga Serbia, potencialisht nga Rusia, rrugën për BE, dhe ndoshta një afërsi me Shqipërinë, tjetër që e kemi sot’ ka thënë Gashi.

/GazetaBlic/