Lajme

Gashi konfirmon se Kurti do të raportojë të premten në Kuvend për draftin e pranuar të Asociacionit

10/30/2023 12:10
nga:G B

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha në seancën e së premtes do të ftohet për raportim kryeministri Albin Kurti, lidhur me pranimin e draftit të Asociacionit, raporton Ekonomia Online.

Ai foli edhe për grevën e minatorëve të Trepçës, për çka ka kërkuar që të ndërmerren masa.

“Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel”.

“Ne shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve dhe kërkuam që institucionet të marrin masa për kërkesat minimale që i kanë grevistët”, tha Gashi.