• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi: Koha e vijave të kuqe ka kaluar – Duhet të ndërtojmë partneritet qeverisës

11/22/2025 09:50
nga:Sh R

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ishte i ftuari i radhës në emisionin BlicIntervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Gashi thotë se ka raporte të mira njerëzore me deputetë të Vetëvendosjes, por sipas tij shumë prej tyre nuk guxojnë të flasin hapur për shqetësimet e tyre për shkak se nuk e kanë lirinë e brendshme politike.

“Në kuvend kur kemi shku kemi bisedu se i kam disa prej tyre, kam raporte shumë të mira njerëzore, po kështu në aspektin politik edhe ata e kanë të njejtin shqetësim se nuk është një kështu po nuk kanë guxim për me fol, nuk e kanë atë lirinë e brendshme politike për me fol sepse atje është një sistem piramidal vertikal i kontrollit të deklaratave dhe të komunikimit publik dhe është më problematike. Në takimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka një sistem më liberal të komunikimit, ka persona që kanë përvojë politike dhe kanë edhe egon politike edhe kanë pjekuri politike se mendimet e veta me i thënë edhe kur mund të jenë të ndryshme prej partisë, mund të jenë në kundërshtim në momente të caktuara me partinë, por në fund të fundit qëllimi është i mirë për vendin dhe partinë dhe vazhdojmë tutje”, vlerësoi ai.

Gashi theksoi se nuk duhet të ketë vija të kuqe për askënd, ai shtoi se Kosova përballet me probleme të shumta dhe se partitë politike nuk mund të funksionojnë duke vënë barriera ndaj njëra-tjetrës.

“Unë mendoj se nuk duhet me pas vija të kuqe për askënd. Në princip mendoj që nuk duhet me pas vija të kuqe për asnjë prej partive politike në Kosovë. Ka kaluar koha e vijave të kuqe, tash na  duhet me ndërtu partneritet qeverisës i cili ka prioritetet e veta. Na kemi probleme me energjetikë, na kemi probleme me ekonomi, na kemi probleme me arsim, na kemi probleme me shëndetësi, na kemi probleme me infrastrukturë rrugore, na kemi probleme me mirëqenie sociale, na kemi probleme me pensione, na kemi probleme me politikën e jashtme, na kemi probleme me sanksione, na kemi probleme me siguri sepse rrezikohemi prej Serbisë. Pse duhet me pas vija të kuqe mes veti? Hajde t’i zgjidhim këto 15 probleme jetike që i kemi, të ndërtojmë standardin bazik për këto probleme. Ne mundemi me pas qëndrime të ndryshme për këto çështje edhe këto bëhen vetvetiu vija të kuqe, po jo me vendos vija të kuqe apriori për pa u nis hiç, për pa e ditë po shkojnë ato vija të kuqe”, tha ai.

Sipas tij, vijat e kuqe duhet të ndërtohen mbi program, ideologji dhe qasjen zhvillimore, e jo mbi antipati personale ndaj liderëve të partive të tjera.

“Pra, vijat e kuqe nëse supozojmë kanë të bëjnë me llojin e ekonomisë, ekonominë e tregut të hapur apo ekonominë e centralizuar, ekonominë politike, ekonominë e planifikume, kështu janë vija të kuqe për LDK-në. Pra, ne jemi për ekonominë e tregut të hapur. Nëse flasim për raportet ndërkombëtare, Kosova, LDK është për integrime evropiane, është për raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është për integrime në NATO. Pra, sanksionet për janë të papranueshme, janë vija të kuqe.Këto janë ato që na ndajnë, po jo apriori me pas vija të kuqe për një parti politike pse nuk më pëlqen kryeministri i tyre, kandidati i tyre për kryeministër apo kryetari i tyre i partisë.

Sepse e njëjta mund me na ndodhur për partinë tonë. Pra, mendoj që vijat e kuqe ndërtohen për programin, për idetë, për ideologjinë, për vizionin, për zhvillimin dhe jo për individin dhe këndvështrimin që ne mund të kemi në moment të caktuar për individin, sepse pjekuria politike dhe përvoja politike dhe historia politike e Kosovës e këtyre 25 viteve na ka treguar se në momente të caktuara kemi qenë në pozicione ekstreme, por në fund jemi detyruar me u bë bashkë për çështje të caktuara. Dhe këto duhet ta ndërtojmë dhe zhvillojmë si kulturë politike në Kosovë” shtoi ai.

Gashi thotë se Lëvizja Vetëvendosje edhe në qeverinë e parë por edhe gjatë qeverisjës së dytë, e ka dëmtu mënyrën e komunikimit dhe bashkëpunimit.

“Fatkeqësisht, edhe Vetëvendosja e ka dëmtu këtë mënyrë, në mënyrë të komunikimit dhe të bashkëpunimit edhe në qeverinë e parë, por edhe gjatë qeverisjes së dytë dhe nuk mujti me rikthyer mirëbesimin dhe besimin për ta formuar një qeveri të re. Në zgjedhje shkohet për me marrë pushtet edhe për me i shty përpara programet, idetë dhe ideologjinë tënde”, përfundoi ai për GazetaBlic.