Lajme

Gashi: Jemi në një situatë të re politike, t’i kthehemi sovranit

08/14/2019 10:53
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë është krijuare një situatë e re politike dhe se tashmë ka mbetur në duar të sovranit që të vendos për përbërjen e re të qeverisë.

Ai ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka përdorur mundësinë e tij kushtetuese, kur ia ka ofruar Veselit mundësinë për të nominuar një kandidat për kryeministër, e që ky i fundit nuk e ka pranuar.

Gashi, thekson se tashmë është koha që të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme.

“Tashmë ka marrë formë, në aspektin politik kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është situatë e re politike e cila kërkon t’i kthehemi sovranit. Në dorëheqjen e Haradinajt është situatë e re politike dhe ka mbet në dorën e presidentit të ofrojë mundësinë partive politike të marr vendimin për krijimin e qeverisë, i ka ofrua Veselit të ndërtojë një koalicion të ri, Veseli e ka refuzua të marr përsipër formimin e koalicionit. Partitë politike kanë vendos që brenda datës 22 gusht te vendoset shpërndarja e Kuvendit dhe të mbahen zgjedhjet, diku në fund te shtatorit 22 apo 29 shtator nëse shpërndahet Kuvendi, nëse nuk shpërndahen janë afatet Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Këto deklarata deputeti i LDK-së i dha në debatin e organizuar nga Kolegji Riinvest, me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, ku pjesëmarrës ishin edhe Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.