Lajme

Gashi: Imamët nga RMV-ja, kanë indoktrinu një pjesë të rinisë shqiptare në Kosovë!

09/19/2024 15:28
nga:Y I

Arbër Gashi nga Lëvizja e Deçanit në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”  tha se e vlerëson lartë bashkëpunimin e qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se shoqëria kosovare ka arritur një vetdije të lartë pasi nuk e kanë problem të diskutojnë edhe temat komplekse siç është religjioni.

“Unë dua të them kështu, unë nuk e perceproj këtë si mbështetje e perceptoj më shumë si ndjenjë e qytetarëve, ndjenjë e përbashkët e jona për të treguar se jemi në një linjë dhe ne nuk kemi hequr dorë nga identiteti jonë kombëtar. Nuk e konsiderojmë këtë mbështetje që shtrihet në kohë dhe hapësirë, është mbështetje për këtë pozicion, është një vlerësim i përditshëm i qytetarëve, ata e vlerësojnë çdo ditë punën tonë, dhe atë ditë që nuk i pëlqen qytetari është i lirë të thotë ‘deri dje ke fol mirë sot gobove’ dhe vazhdojmë rrugën tonë. Për këtë arsye unë e çmoj bashkëpunimin e qytetarëve të Kosovës sepse janë shumë transparentë në komunikim. Ti mundesh të ulesh dhe komunikosh me t’a për çdo temë, edhe për religjionin, do të thotë është një shoqni e cila ka mbërri një vetdije të lartë dhe nuk e ka problem t’i diskutojë edhe temat komplekse sa i përket çështjeve religjioze që kanë të bëjnë direkt me identitetin tonë kulturore dhe kombëtar” tha Gashi për “Gazeta Blic”.

Ai tujte ngriti edhe një problematikë që sipas tij është mjaft serioze.

Gashi tha imamët që veprojnë në Maqedoninë e Veriut kanë bërë propagandë të jashtëzakonshme duke indoktrinu një pjesë të rinisë shqiptare në Kosovë.

“Është krejtësisht normale për arsye se tani Bashkësia Islame e Kosovës si një organizatë që është themeluar në vitin 1952 me vendim të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ajo e ka një histori të veten në Kosovë. Nëse i rikthehemi asaj se çfarë është personalja unë e di se gjysma e familjes time kanë emigru në Turqi gjatë shpërnguljeve që kanë ndodhur në vitet 52 deri në 63 dhe aty kanë marrë pjesë edhe imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës.Ne nuk po duam as sot me shfrytëzu atë periudhë të historisë negative të Bashkësisë Islame të Kosovës për t’i akuzuar këta që veprojnë sot. Këta që veprojnë sot e kanë tregu tash e 25 vite se për çfarë angazhohen. Ky nuk ka qenë vizioni për shtetin e Kosovës, Kosova e ka në themelin e saj gjakun e shqiptarëve të cilët me ideologjinë tonë kombëtare kanë luftu për t’a bërë një shtet vërtet demokratik, një shtet në të cilin mundet të jetojnë të gjithë dhe t’a ndjejnë veten të gjithë të realizum pa patur nevojë t’i rrëfehen dikujt se çfarë janë apo çfarë nuk janë”

“Nuk ka nevojë qytetari i Kosovës që posedon dokumenta valide të Republikës së Kosovës, që e njeh këtë shtet për t’a shiju respektin tonë edhe për t’a ndjerë veten keq. Këta, sidomos imamët, ka një pjesë të tyre që nuk veprojnë në Republikën e Kosovës por janë në Republikën e Maqedonisë Veriore me një propagandë të jashtëzakonshme kanë arrit me indoktrinu një pjesë të rinisë shqiptare në Kosovë edhe me shkaktu probleme të jashtëzakonshme. Por nuk janë vetëm ata, janë edhe këta që financohen nga Bashkësia Islame e Serbisë të cilët synimet e tyre i kanë deklaruar hapur. Ato synime nuk janë të sotme, i kanë deklaru edhe në vitin 2018 përmes Myftiut të sotëm të Bashkësisë Islame të Serbisë Mevlud Indudiç, familjarët e të cilit kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës në krah të forcave serbe. Pra është tmerr se si mundet ne t’a pranojmë një deklaratë të tillë të një përfaqësuesi të Bashkësisë Islame të Serbisë si të mirqenë kur e dimë se familjarët e tij kanë luftu kundër shqiptarëve dhe lirisë së Kosovës” deklaroi Gashi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/