Lajme

Gashi: Akuza e PDK-së për Konjufcën se ka lidhje me Syrin e Popullit, është presion mbi VV-në që të mos ta lëshoj këtë post

01/28/2020 16:29
nga:B. D

Publicisti, Astrit Gashi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për postin e kryeparlamentarit i cili është shkaktari kryesor që VV dhe LDK nuk po arrijnë dot të nënshkruajnë marrëveshjen, shkruan GazetaBlic.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se PDK po kërkon të jep dorëheqje, Glauk Konjufca, që sipas tyre ka lidhje me Syrin e Popullit.

E sipas Gashit, kjo akuzë nuk qëndron, por është presion mbi VV-në që të mos heq dorë nga kjo pozitë.

“U dhez PDK qe mos me lan VV’ne me u doreheqe Glauk Konjufca. Kerkesa e tyre per “doreheqje per shkak te lidhjes me Syrin e Popullit”, pra duke ja vendos permbi nje akuze qe nuk qendron, eshte presion mbi VV qe mos me heqe dore nga kjo pozite. Qellimin po besoj se e dini ku e kane!”, ka shkruar Gashi.

U dhez PDK qe mos me lan VV'ne me u doreheqe Glauk Konjufca. Kerkesa e tyre per "doreheqje per shkak te lidhjes me Syrin…

Publiée par Astrit Gashi sur Mardi 28 janvier 2020

12/14/2019 22:11

“VV dhe LDK duhet të kthehen tek parimi i ndarjes së pushtetit, tê dakorduar para takimit të parë zyrtar”