Fit&Sexy

Gargarisni gojën me çaj, për të pasur dhëmbë më të pastër

01/13/2018 07:17
nga:E Sh

Mbushni gojën me çaj dhe gagarisni për një copë herë, në mënyrë që të hiqni pllakat dhe bakteret nga dhëmbët.

Pa marrë parasysh se për çfarë çaji bëhet fjalë, i gjelbër apo i zi, kjo ndihmon si antiseptik për pastrimin e gojës.

Në një eksperiment të bërë nga Sri Hasanamba Dental Collage në Indi, është gjetur se tanini që e përmban çaji është shumë i dobishëm për heqjen e baktereve dhe eliminimin e pllakave, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i bërë me 45 njerëz që vuajnë nga gangivitisi – sëmundje e mishrave të dhëmbëve – ju është dhënë çaj dy herë në ditë, të gagarisin nga 30 sekonda.

Rezultatet kanë treguar se atyre iu është qetësuar irritimi dhe mishrat i kanë më të shëndetshëm.

Kjo procedurë e lehtë, kërkohet që të bëhet pasi të lahen dhëmbët me pastë dhe brushë. /Telegrafi/

01/21/2018 07:05

Lamtumirë dentist! Ja si ti zbardhi dhëmbët tuaj menjëherë, pa shpenzuar kohë dhe para