Sporti

Gareth Bale mund të rikthehet në Tottenhem, opsion mbetet edhe Manchester United

06/14/2019 23:45
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të mbetet njëri nga më të përfolurit.

Fjala është për anëtarin e Real Madridit, Gareth Bale, shkruan GazetaBlic.

Uellsiani nuk po arrin asesi të ambientohet, derisa duke u bazuar në informatat e shtypit spanjoll, ai po kalon ditët e fundit në gadishullin Iberik.

Se largimi i tij është afër, pikëpyetje mbetet e ardhmja. Njëri prej opsioneve është kalimi në “Old Trafford”, me Manchester United, njëri prej ekipeve më të interesuara për fantazistin prej kohës kur ky i fundit luante në “White Hart Lane”.

E pikërisht Tottenhemi është në “pole-position” për të nënshkruar me “ishin”.

Gjithsesi, negociatat e klubit madrilen ende nuk kanë filluar me asnjërën prej palëve, derisa mbetet të shihet në hapje të afatit kalimtar të verës sesi do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic/

08/07/2019 20:08

Kur Gareth Bale si 17’të vjeçar realizonte golin e parë me Southampton-in