Sporti

Gareth Bale largohet nga Real Madrid

11/12/2017 15:53
nga:E.A

Klubi spanjoll Real Madrid si duket tashmë është lodhur nga gjendja e uelsianit Gareth Bale.

Drejtuesit e klubit madrilien kanë vendosur të heqin dorë nga ky lojtar, transmeton Gazeta Blic.

Kjo pasiqë futbollisti ka pësuar lëndime të një pas njëshme, dhe për këtë arsye ka vendosur ta shesë atë duke i vendosur një çmim prej 96 milionë eurove bën të ditur Mirror.

Sipas gazetës britanike, klubet e mëdha angleze Manchester United dhe Tottenham po e vëzhgojnë këtë situatë.

Trajnerët e këtyre dy skuadrave Mourinho dhe Pochettino janë të interesuar për Bale, megjithatë, Real Madridi nuk do ta lejojë largimin e 28 vjeçarit nëse  nuk paguhet shuma e kërkuar.

Lëndimi i fundit i Gareth Bale do ta lërë atë jashtë fushës edhe për 7 javët e ardhshme. /GazetaBlic/

11/20/2017 11:02

Reali merr lajmin e keq. Pesë lojtarë i mungojnë në Champions League