Lajme

GAP e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Bedri Hamza me 92.6 % të premtimeve në realizim e sipër

09/27/2024 14:29
nga:Y I

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.

GAP e ka listuar, Komunën e Mitrovicës, me më së shumti premtime të realizuara ndërsa Bedri Hamzën me 92.6 % të premtimeve në realizim e sipër.

“Sipas raportit të GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut që drejtohet nga Bedri Hamza është një prej komunave me numrin më të madh të premtimeve të realizuara, ndonëse mandat i mbetur nga qershori 2024 deri në fundin e vitit 2025 kur priten të mbahen zgjedhjet janë rreth 1 vit e gjysëm” thuhet në raportin e GAP shkruan Gazeta Blic.

Grafika: