Lajme

Ganimete Musliu kritikon ashpër kabinetin e kryeministrit Haradinaj

12/05/2017 13:12
nga:D.I

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo është irrituar nga selfiet e zyrtarëve qeveritar të cilat janë bërë të shpeshta në rrjetet sociale se gjoja po punojnë deri në oren 22:00 të natës.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se, ky orar i gjatë i punës tregon se diçka nuk po funksionon apo siç ka thënë ajo, kemi të bëjmë me keqmenaxhim të kohës dhe punës.

“Unë mendoj që të punosh në zyrë prej orës 08:00-22:00 kur orari i rregullt zyrtar është 08:00-16:00 nuk është për tu mburrur. Kjo përkundrazi donë vëmendje nëse diçka nuk funksionon ose thjeshtë kemi të bëjmë me keqmenaxhim të kohës dhe punës”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se deri më tani Qeveria ka emëruar 70 zëvendësministra dhe kjo Qeveri do të mbahet mend për numrin kaq të madh të zëvendësministrave, por që pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë vazhdojnë të punojnë nga 12 deri në 16 orë në ditë.

12/10/2017 22:42

Haradinaj viziton nesër shkollën e Erdoganit