Sporti

Gani Sejdiu: U vërejt dallimi në cilësi, megjithëse mungesat janë evidente

02/22/2020 15:06
nga:M K

Drenica u mposht nga Prishtina për të vazhduar formën e dobët, me çka “kuq e zinjtë” rrezikojnë seriozisht zonën e kuqe të renditjes tabelare.

Këtë e potencoi edhe vet trajneri Gani Sejdiu, i cili nuk pranoi të justifikohej me mungesat, por tha se ato janë evidente, shkruan GazetaBlic.

“U vërejt dallimi në cilësi. Sinqerisht nuk dua të justifikohem, por kemi pasur mungesat. Sidomos ato me kartona, e pastaj edhe ajo e Shillovës, që me marrëveshjen mes klubeve jemi dakorduar që ai mos të paraqitet në ndeshjet përballë Prishtinës”, tha fillimisht ish-trajneri i Feronikelit.

Ndërkaq, pastaj vazhdoi faktin se momentalisht situata në tabelë është e rrezikshme dhe se nga xhiroja e ardhshme do të luftojnë për secilën pikë të mundshme.

“Goli i pranuar herët ndikoi negativisht. Është një humbje në një moment jo edhe aq të mirë, por nga dueli i radhës synojmë rezultate pozitive. Duke parë mungesat do të isha i kënaqur edhe me barazim, pasi Prishtina është tejet e fortë, por që fatkeqësisht nuk e arritëm.

/GazetaBlic/

06/04/2020 13:07

Spekulohej për dorëheqjen e Gani Sejdiut, ky është reagimi i KF Drenicës