Sporti

Gani Sejdiu largohet nga skuadra e FC Phoenix, palët ndërprejnë bashkëpunimin

09/06/2023 18:05
nga:Mergim Rreci

Gani Sejdiu nuk është më trajner i skuadrës së Phoenix.

Trajneri i mirënjohur kosovar dhe skuadra nga Liga e Parë i kanë ndarë rrugët e tyre, mëson GazetaBlic Sport.

Trajneri Sejdiu e ka konfirmuar poashtu largimin me anë të një mesazhi ekskluzivisht për Gazetën, duke falënderuar maksimalisht drejtuesit për korrektësinë dhe kohën e kaluar së bashku.

“Bashkëpunimi është ndëprerë me iniciativën time sepse klubi ka qenë shumë korrekt, por duke parë që nuk po arrijmë të formojmë një ekip siç duam dhe konkurrues, konsideroj se nuk është në interesin tonë të vazhdojmë dhe mora iniciativë të ndërpres bashkëpunimin. Duke falenderuar të gjithë akterët e klubit për gjithë atë kohë të mrekullueshme të kaluar së bashku, si dhe drejtuesit e klubit për korrektësinë e tyre në të gjitha aspektet, gjë që rrallë haset në klubet tona. Suksese dhe vetem suksese për FC Phoneix”, ka deklaruar Sejdiu.

Kujtojmë që trajneri Sejdiu ka udhëhequr disa nga skuadrat më të mëdha të futbollit tonë dhe është një emër shumë i respektuar.

/GazetaBlic Sport/