Lajme

Gani Geci tregon si e kishin rrahur një person së bashku me Sami Lushtakun

03/14/2019 21:14
nga:A. R.

Gani Geci ka rrëfyer për një ngjarje të pa thënë më parë, të ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Geci në Pressing ka thënë se ai dhe Sami Lushtaku e kishin rrahur një person, të cilin ai e ka quajtur shpiunë shqiptar.

“Njëfare shpiuni shqiptar pat thanë që e di se kush i ka vra policët serbë në vitin 1993, edhe unë Sami Lushtaku dhe disa të tjerë patëm shku dhe e patëm rreh atë shpiunin”, ka thënë Geci në t7.

Geci ka rrëfyer vitet e para fillimit të luftës në Kosovë. Ka treguar si e kishte njohur Adem Jasharin dhe si ishte organizuar grupi i Drenicës.

Ish-deputeti i LDK-së gjithashtu ka folur edhe për sulmin e parë të forcave serbe kundër familjes Jashari, në dhjetor të vitit 1991.

/GazetaBlic/

11/05/2019 12:06

Luftë ndërmjet luanit dhe elefantit, nuk do e besoni se kush e triumfon betejën