Lajme

Gani Geci publikon fjalimin e vajzës së tij Marigonës sot në Kuvend: Një njeri i Kurtit erdhi për ta blerë votën time në mars 2021

12/02/2024 18:59
nga:G B

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka shpërnda fjalimin e vajzës së tij, Marigonës, sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

“Të nderuar qytetarë,

Marigona Geci, por edhe e gjithë familja Geci, jemi të prirur të flasim vetëm me fakte. Kur i kemi faktet, nuk ka fuqi që mund të ndalë asnjërin nga anëtarët e familjes sonë. Bravo, Marigona Geci!

Dëgjojeni me vëmendje dhe shpërndajeni”, ka shkruar ai.

Deputetja tregon se një person kishte shkuar në shtëpinë e saj në mars të vitit 2021, për t’ia blerë votën.

Ajo ka thënë se VV dhe PDK kanë të njëjtën ADN politike.

“Mars 2021 një njeri nga Albin Kurti erdhi në Llaushë në shtëpinë e babait tim, për ta blerë votën time, në këmbim të pozicioneve politike. Ky është një shembull se si vepronit për të siguruar mbështetje dhe këtë ua tregoj me fakte. Ju keni menduar se familja ime e shet votën për poste politike por keni gabuar”, tha ajo derisa publikoi dëshminë.