Lajme

Gani Geci: LPK’ja e Bukoshi s’i mbajtën fjalët, s’i ndihmuan Jasharët

03/14/2019 22:08
nga:Q F

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka folur për premtimet që i janë bërë Jasharëve nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dhe nga Qeveria Bukoshi.

Geci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se as LPK’ja, e as qeveria e udhëhequr nga Bujar Bukoshi, nuk i mbajtën fjalët dhe nuk i dolën në ndihmë Adem Jasharit dhe familjes së tij.

“Ata (LPK) i kanë premtuar Adem Jasharit që t’i sjellin armë”, ka thënë Geci. “E, Bukoshi i ka premtuar Rifat Jasharit që do t’i financojnë”, ka treguar ai.

“Asnjëri s’ka ndihmuar”, ka thënë Geci në T7. “S’kanë pasur fuqi asnjëra palë t’i ndihmojë, as Ademit, as askujt”, është shprehur ai.