Lajme

Gani Geci: Albin Kurti po shpërndanë rrena dhe mashtrime – Duhet të kërkoj falje publike dhe të heqë shkrimin e rrejshëm

11/19/2024 11:36
nga:G C

Gani Geci ka reaguar sot përmes një deklarate publike në lidhje me kërkesën e vëllait të tij, Halil Geci, për një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton GazetaBlic.

Sipas Gecit, kjo kërkesë ka ardhur pas një shkrimi të datës 08.10.2024 në llogarinë e Kryeministrit në Facebook, i cili, sipas tij, përmban “rrena, mashtrime dhe trillime” lidhur me ngjarjet e luftës dhe përkatësisht me rastin që ka të bëjë me familjen Geci.

“Shkrimi është i rrejshëm dhe denigrues,” – thekson Geci, duke shtuar se ky rast është sqaruar tashmë me dokumente të mjekësisë ligjore dhe dëshmi të tjera të besueshme, përfshirë dëshmitarët e kohës. Ai ka përmendur gjithashtu se në vitin 1998 ka dorëzuar dokumentet relevante lidhur me këtë çështje në zyrën e Albin Kurtit, i cili atëherë punonte në Prishtinë.

Geci e akuzon Kryeministrin Kurti për shmangie të fakteve dhe dokumenteve të ligjshme, duke i përdorur ato për të sulmuar familjen Geci për shkak të ndihmës së tij në diskutimet politike dhe kritikat ndaj marrëveshjeve të arritura nga Kurti.

“Kryeministri i Kosovës është i informuar për këtë rast që nga viti 1998. Ata që duan të dëmtojnë të vërtetën, as nuk mund ta ndryshojnë atë,” – ka deklaruar Geci.

Për më tepër, Geci ka bërë thirrje që Kurti të kërkojë një falje publike dhe të heqë menjëherë shkrimin e pavërtetë. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për marrëveshjen e vitit 2023, duke i kujtuar Kurtit se ai është ai që ka pranuar “Samoupravlanjën” (Vetë-menaxhimin) në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, një çështje për të cilën Geci ka qenë kritik.

“Kryeministër, rruga për të normalizuar marrëdhëniet me familjen Geci është e thjeshtë: kërko falje publike dhe heq shkrimin e pavërtetë,” – ka përfunduar Geci, duke nënvizuar se çdo përpjekje për të ndikuar në opinionin publik me informacione të gabuara dhe të paqëndrueshme është e dëmshme për shoqërinë.

Geci ka theksuar se, për sa kohë që e vërteta mbetet e padiskutueshme, asnjë tentativë për ta shtrembëruar atë nuk mund të ketë sukses.

E plotë: