Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, ka zhvilluar një takim në Berlin me miq shqiptarë dhe gjermanë, duke theksuar lidhjen dhe bashkëpunimin ndër vite.
“Faleminderit për përkrahje edhe deputetëve të Bundestagut që edhe sonte ishin me mua. Në Berlin krah shumë miqve, shqiptarë e gjermanë që bashkë jemi rritur e zhvilluar ndër vite”, ka shkruar Dreshaj në postimin e tij.
Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e komunitetit dhe përkushtimin e vazhdueshëm për të promovuar bashkëpunimin dhe interesat e qytetarëve në arenën ndërkombëtare.


