Lajme

Gani Dreshaj i humbi zgjedhjet në Istog, por jo edhe traditën për të shpërndarë ndihma për më të varfrit

12/29/2017 18:32
nga:A. R.

Ish- kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj në prag të Vitit të Ri ka shpërndarë dhurata për të varfërit. Ndonëse humbi zgjedhjet në Istog, Dreshaj nuk i ka harruar familjet në nevojë.

“Unë gjithmonë do të jem afër familjeve në nevojë, të cilat pushteti lokal fatkeqësisht deri tash i ka harruar”, shkruan Dreshaj.

Ai thotë se traditën e dhënies së ndihmave ndaj personave të varfër nuk e ka bërë asnjëherë për të përfituar politikisht sepse sipas tij rëndësi ka humaniteti.

“Jam munduar gjithmonë të jem krah i familjeve në nevojë dhe i tillë do të jem gjithmonë.

Këtë kurrë nuk e kam bërë për poena politik, nuk e bëj as pas përfundimit të zgjedhjeve sepse për mua ka rëndësi njerëzia, jo interesi çfarëdo qoftë”, shkruan më tej ai.

Dreshaj edhe pse nuk arriti që ta fitojë Istogun ka premtuar se do të ndihmojë këtë qytet përgjithmonë. Mësohet se Dreshaj ka shpërndarë ndihma për rreth 15 vjet.

Haki Rugova nga radhët e LDK-së arriti që përfundimisht të fitojë Isogun në zgjedhjet lokale 2017. Ai triumfoi për 14 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së.

11/08/2019 22:35

“AAK’ja parti rajonale”, 13 nga 14 deputetët që siguroi vijnë nga Dukagjini