BLIC.TV

Gani Dreshaj, deputeti i parë që kishte propozuar mbylljen e bastoreve dhe kazinove në Kosovë

09/25/2019 17:59
nga:FL.B

Gani Dreshaj ishte deputeti i parë që kishte propozuar mbylljen e bastoreve dhe kazinove në Kosovë. Ish-deputeti i AAK-së dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit kishte bërë një reagim në media në janar të këtij viti ku kishte thënë se është urgjente dhe e domosdoshme që Kosova të ndalojë fenomenin e bastoreve dhe kazinove që sipas tij po shkatërronte rininë tonë.

Pikërisht dy muaj më pas, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim që të ndalohen të gjitha Lojërat e Fatit në vend, Dreshaj ka thënë se është i lumtur që rinia jonë sot sheh shpresë dhe numri i krimit në vend ka rënë që nga votimi i këtij ligji.

Këtu mund të shikoni një prononcim timin në media me datë 11 janar, kur si deputet i legjislacionit të kaluar insistoja me çdo kusht që Qeveria e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn të luftojnë dhe ndalojnë fenomenin e Lojërave të Fatit.

Bastoret dhe kazinot po shkatërronin rininë tonë, familjet, çiftet, po dëmtonin buxhetin e secilit person të varur nga to, rritën numrin e vrasjeve, vetëvrasjeve dhe krimit në përgjithësi.

Shumë gënjeshtra e shpifje ishin bërë me vite se qëndron ky apo ai person prapa tyre, por ishte një njeri që mori guximin ti thotë JO këtij fenomeni që po vriste çdo ditë shumë ëndrra e jetëra njerëzish, ishte pikërisht Ramush Haradinaj.

Dy muaj pasi propozova ndalimin e Lojërave të Fatit, Qeveria Haradinaj bëri propozimin dhe jetësimin e këtij ligji për të cilin jam i bindur se sot i buzëqeshin mijëra të rinjë, qindra familje e shumë të tjerë që kishin humbur shpresën për jetë.

Ju them me sinqeritetin më të madh, se kam takuar e takoj vazhdimisht shumë të rinj që më rrëfejnë të kaluarën e tyre të errët nga varësia ndaj kazinove e bastoreve dhe lumturinë e tyre me realitetin e sotëm që po shohin shpresë për jetë nga mbyllja e tyre.

Për mua, ky është një nga vendimet më të mëdha e më të duhura viteve të fundit në Kosovë dhe që ndikon direkt në mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.

Ju them me bindje publikisht, se do të jem zë i fuqishëm në parlament ndaj secilit fenomen negativ, do të jem zë përkrahës ndaj secilit propozim që shpëton të ardhmen e qytetarëve tanë, ndaj secilit propozim të mirë të secilës parti politike, vetëm e vetëm që djemtë e vajzat tona të jetojnë në Kosovën e arsimimit e përparimit, e jo Kosovën e kazinove, drogës e prostitucionit” shkruan Dreshaj në Facebook.

09/24/2019 19:16

Dreshaj tregon se çfarë mendime ka për Veselin, Osmanin e Kurtin