Lajme

Gani Dreshaj: Asgjë nuk ka përfunduar

12/21/2017 15:53
nga:A. R.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj ka shkruar në Facebook, se asgjë nuk ka përfunduar në Istog, dhe do të pres rezultatet e ankesave që kanë bërë për procesin e rivotimit në Istog, transmeton Gazeta Blic.

“Shkelësit e votës së lirë, blerësit e votave, shantazhuesit, vjedhësit e votave do të japin përgjegjësi për dëmtimin e këtij procesi”, ka shkruar Dreshaj.

Shkrimi i tij i plotë:

 

Më shumë se 10 mijë votuesit e mi të dashur, iu bëj thirrje për qetësi e maturi pas gjithë zhgënjimeve të padrejta që keni marrë këto ditë.

Por, dua të iu garantoi se asgjë nuk ka përfunduar. Presim kthesa pozitive në rezultat pasi që kemi bazë të fuqishme në ankesat e tona që do iu dërgohen organeve kompetente.

Po pranoj shumë mesazhe përkrahëse, por shpejt do ta kemi mesazhin final, mesazhin e fitores të cilët e vulosët ju me votën tuaj në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Unë si kandidat dhe ne se parti po presim kohën e shqyrtimit të ankesave të cilat do të dorëzohen me fakte të argumentuara për çdo shkelje që na është bërë.

Shkelësit e votës së lirë, blerësit e votave, shantazhuesit, vjedhëshit e votave do të japin përgjegjësi për dëmtimin e këtij procesi.

G.D

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat